Ylli në formë loti, një formë e tillë që ka mahnitur shkencëtarët
13 mars 2020
| 13:22
Një yll që nuk është parë kurrë më parë, që është në formë loti dhe pulson vetëm në njërën anë, është zbuluar nga astronomët.
Ylli, i quajtur HD74423, qëndron 1.500 vite dritë larg dhe është pjesë e një sistemi binar me një xhuxh të kuq, për të cilin studiuesit thonë se ai është shkaku i formës së ‘prishur’ dhe ‘pulsuese’ të formës së pazakontë që ka ylli.
Yjet pulsues janë një lloj ylli i ndryshueshëm që rritet dhe zvogëlohet në madhësi në mënyrë periodike, duke shkaktuar një ndryshim në shkëlqimin e tyre për shkak të ndryshimeve fizike brenda yllit.