Ylli në gjysmëfinale, mposht skuadrën e Vëllaznimit
14 shtator 2023
| 22:30
Ka përfunduar ndeshja e fundit qerekfinale në Superkupën e Kosovës në basketboll në mes Yllit dhe Vëllaznimit me rezultatin 82 me 69 në të mirën e therandasve.
Më miri tek Ylli ishte Henrik Sirko me 14 pikë 6 kërcime e 4 assistime, i ndihmuar dhe nga Gëzim Morina me 14 të tjera.
Tek Vëllaznimi u dalluan amerikanët Ray 22 pikë dhe Sessoms me 15 të tjera, ndërsa nga vendorët u dallua shendrit Llapi me 12 pikë e 11 kërcime.
Skuadra e Yllit nesër me fillim të orës 20:00 përballet me Pejën në gjysëmfinale.