Ylli shkëlqen në fund

05 tetor 2024 | 21:58

Golden Eagle Ylli ka fituar në super ndeshjen ndaj Pejës me shifrat 79:80 (15:23, 27:19, 22:15, 15:23), në javën e katërt të ProCredit Superligës.

Sfida ka qenë mjaft interesante, duke u vendosur në çastet
e fundit.

Pas një fillimi të barabartë, mysafirët u shkëputën në 12:23, derisa çereku i parë përfundoi 15:23. Por, pejanët që zhvilluan ndeshjen e parë në shtëpi në këtë edicion, u rikthyen në periudhën e dytë, derisa skuadrat shkuan në pushim me shifrat e barabarta 42:42.

Vendasit vazhduan me lojë të mirë në periodën e tretë, për tu shkëputur në 60:51, kurse rezultati pas 30 minutash ishte 64:57. Ylli u rikthye për 64:64, e më pas u zhvillua lojë me rikthime, ku Peja kishte epërsi 79:75, por në fund, Ylli shënoi pesë pikë radhazi për fitore shumë të vlefshme.

Darnell Cowart kishte 18 pikë e nëntë kërcime te Peja, kurse Terrell Brown 33 pikë për Yllin.

Peja ka një fitore e dy humbje, kurse Ylli dy fitore e dy humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kastrioti e Rahoveci kanë zhvilluar një pjesë të dytë shumë…