Ylli sot pret Trepçën në ndeshjen e dytë finale
12 maj 2024
| 10:03
Sot zhvillohet përballja e dytë finale e “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës.
Ylli synon titullin e kampionit, që do të ishte i treti në histori, kurse mitrovicasit të fitojnë titullin e parë pas vitit 2012.
Mitrovicasit ishin liderë në garat e rregullta me 25 fitore e tri humbje, derisa therandasit në vendin e tretë me 19 fitore e nëntë humbje, aq sa kishte edhe Peja e dyta.
Deri më tani në të gjitha garat janë përballur gjashtë herë, ku katër fitore i kanë takuar mitrovicasve.
Ndeshja e dytë zhvillohet të dielën në Therandë nga ora 17:00 dhe transmetohet në Art Motion/Kujtesa.