Ylli televiziv “çmend” kalimtarët, shfaqet shumë “hot” në rrugë
04 janar 2021
| 00:25
Nëse dëshironi që të jeni gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes, atëherë merrni shembullin e Lauren Goodger, e cila herë pas here kthen gjithë sytë nga vetja e saj.
Ylli televiziv merr vëmendjen e fansave dhe jo vetëm sa herë shfaqet në publik, apo bën postime në rrjetet sociale. E kështu ka ndodhur edhe së fundmi.
34-vjeçarja është shfaqur e veshur me një fustan të bardhë të shkurtër, i cili i qëndron pas trupit dhe i ekspozon mjaft bukur format bombastike. Lauren ka vendosur që flokët t’i mbajë të lidhura, ndërkohë edhe make-up nuk e ka shumë të theksuar.
Aktualisht ylli televiziv është në lidhje dashurie me Charles Drury, me të cilin duket se ka synime që të martohet dhe pse jo të kenë edhe një bebe.