Ylli televiziv kritikohet ashpër për veshjen “Duket sikur ke harruar të veshësh”
Ylli televiziv, Chloe Ferryv është përballur me një reagim të ashpër të ndjekësve të saj sot, sepse kishte veshur geta të tejdukshme, teksa përgatitej të festonte ditëlindjen.
Chloe dukej se e pëlqente veshjen e guximshme, teksa filmonte veten para se të dilte në rrugë me miqtë.
Ndjekësit e saj nuk e kanë pëlqyer veshjen që kishte zgjedhur dhe disa e quanin të papërshtatshme për t’u veshur gjatë ditës.
“Të jep një përshtypje të keqe sikur dëshiron vëmendjen e mashkullit. Nuk është nevoja t’i tregoni format tuaja siç bëni ju. Njerëzit ju duan për atë që jeni. Nuk është nevoja të visheni kështu që të tërhiqni vëmendjen. Gëzuar ditëlindjen dhe qëndroni të sigurt”, shkruante dikush.
Ndërsa një tjetër komentoi: “Për në club, po! Por për shëtitje nëpër qytet gjatë ditës me familje përreth, është e tepërt. Dikush do të përplasë makinën duke i hedhur një vështrim të dytë”.
Ndërsa një ndjekës tjetër tha: “Unë nuk e kuptoj këtë look, duket sikur ke harruar të veshësh fundin mbi geta”.
Javën e kaluar Chloe u turpërua, pasi aksidentalisht filmoi lodrën e saj të seksit teksa filmoi një video-mesazh nga shtrati e veshur me të brendshme në ngjyrë të purpurt.