Ylli televiziv kundër vaksinës, fansat e “masakrojnë” me komente
06 janar 2021
| 11:42
Ylli televiziv, Lauren Goodger, është “masakruar” nga fansat e saj pasi njoftoi se do të refuzonte që të bënte vaksinën anti-Covid. Ajo nuk e la vetëm me kaq, pasi shtoi se virusi ishte “thjesht si një e ftohur”.
34-vjeçarja tregoi se nuk do të merrte vaksinën, edhe pse shkencëtarët kanë thënë se nëse njerëzit vaksinohen, kjo është shpresa më e mirë për t’i dhënë fund bllokimit si pasojë e Covid-19. Goodger vijoi duke thënë se “nuk beson” as në maskat mbrojtëse.
Deklarata e saj erdhi pasi kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, e vendosi vendin në një lockdown të dytë, si pasojë e situatës së rënduar nga Covid.
Ndërkohë fansat i kthehen: “Nuk dëshiron që të marrë një vaksinë, por është e lumtur kur mbush fytyrën me botoks?”.