Ylli televiziv zbulon gjoksin në mes të sallonit të bukurisë dhe…
Dy muaj më parë, Lauren Goodger, u bë nënë për herë të parë. Ylli televiziv, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale, nuk ngurroi në asnjë moment që të postonte foto me të voglën e saj.
Madje ish-ylli i “The Only Way is Essex” nuk e ka problem që në “Instagram” të ndajë imazhe ku shfaqet duke ushqyer me gji vajzën e vogël.
Ajo së fundmi ka postuar disa “selfie”, ku shfaqet me të bijën dhe partnerin e saj. 35-vjeçarja është ulur në një karrige në një sallon bukurie, teksa shihet duke i dhënë për të pirë foshnjës.
I dashur 24 vjeç, Charles Drury, ndodhet pranë tyre teksa i shikon me shumë dashuri. Ylli televiziv ka dokumentuar rrugëtimin e saj të mëmësisë në mediat sociale dhe dukej mjaft e lumtur që këto momente kaq të bukura po i ndan me ndjekësit e saj.