Yllka Behluli largohet nga Nisma në Gjilan
Yllka Behluli ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetares së Gruas së Nismës Socialdemokrate në Gjilan.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se që nga ky moment do ta pushojë aktivitetin e saj si kryetare e Gruas së Nismës Socialdemokrate në Gjilan dhe si anëtare e Këshillit Kombëtar.
“Pas dorëheqjes së kryetarit Bajram Hasani nga të gjitha funksionet në këtë subjekt nuk na mbetet më vend për punë aty”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i saj:
E nderuar shoqëri,
Që nga ky moment edhe unë do ta pushoj aktivitetin tim si kryetare e Gruas së NISMA Socialdemokrate në Gjilan dhe si anëtare e Këshillit Kombëtar.
Pas dorëheqjes së kryetarit Bajram Hasani nga të gjitha funksionet në këtë subjekt nuk na mbetet më vend për punë aty.
Nuk e kemi të lehtë të lëmë pas gjithë atë mund, djersë e sakrificë, por kështu ndodhë kur drejtuesit e partisë harrojnë se pas pak kohësh do tu duhet sërish puna dhe vota jonë.
Faleminderit të gjithëve për përkrahjen!
Do të jemi gjithmonë krah i qytetarëve por kësaj here diku ku vlerësohet puna!
Çdo të mirë nga Yllka Behluli