Ymer Elshani ia ruante sytë Kosovës

04 dhjetor 2019 | 08:56

DIJE DEMIRI-FRANGU

Ymer Elshani ia ruante sytë Kosovës

Vendlindjes i zihej fryma
Villte e villte
Si një foshnjë që donte të rritej
Përpëlitej
Dobësuar e lënguar gjatë
Ti nuk ikje
Doje dorën në ballë t’ia mbaje Drenicës
T’ia ruash sytë të mos i pëlcisnin
Një pikë ujë t’ia jepje shpirtin t’ia ktheje
Ta mbaje në krahë

Ata vetëm plumba gjuanin
Plumba gjuan mbi shkronjat tua
E mbi sytë tu
Derisa ruaje mëngjeset e vendlindjes
Ata t’i vranë zogjtë e ty të vranë e atë e atë
Duke menduar se po e vrasin qiellin
Sa të marrë që ishin
Yjet nuk vriten
Asnjëherë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka kujtuar heroinën Mervete Maksutaj.…