Ymeri: Adem Demaçi ishte i guximshëm dhe nuk thyhej dot
27 korrik 2018
| 13:16
Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Adem Demaçi ngërtheu në vete tërë dimensionin e qenies politike.
“Ishte intelektual që nuk mashtrohej dot. Ishte i guximshëm dhe nuk thyhej dot. Ishte i qëndrueshëm dhe nuk dorëzohej dot. Ishte idealist dhe nuk korruptohej dot. Ishte liridashës dhe nuk robërohej dot. Ishte i thellë e mendjehapur, nuk dogmatizohej dot”.
“Ishte universalist dhe nuk partikularizohej dot. U qëndroi të gjithëve, të gjitha situatave, të gjitha vështirësive e përndjekjeve, ndërskamcave e shpifjeve.
I lehtë i qoftë dheu!
E përjetshme qoftë lavdia e tij!
I përhershëm qoftë kujtimi për të!”, ka shkruar Ymeri.