Ymeri deklarohet pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së LV-së

11 dhjetor 2017 | 23:11

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, e cila u mblodh para disa orësh për të diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në këtë organizatë.

Visar Ymeri, kreu i Lëvizjes, para mediave tha se e kanë pranuar dorëheqjen e deputetes Aida Dërguti nga Kryesia e lëvizjes dhe nga posti i saj i kryetares së Qendrës së LV-së në Vushtrri.

“Kjo është dorëheqja e vetme që është dhënë nga kryesia e LV-së”, tha ai.

Në mbledhje, sipas tij, janë diskutuar edhe zhvillimet e fundit dhe shkrimet në rrjetet sociale pas raportimit të portalit Koha.net dhe KTV-së që kanë të bëjnë me ofendimin që Dërguti i kishte bërë ish-kreut të LV-së, Albin Kurti, raporton Koha.net.

“Kryesia njëzëri e dënon dhe e quan të papranueshme gjuhën e përdorur karshi, veçanërisht figurave publike të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë kësaj fundjave në rrjetet sociale dhe kërkojmë nga të gjithë aktivistët dhe anëtarësia e Lëvizjes Vetëvendosje që ta ndalin këtë mënyrë të të shkruarit dhe përdorimin e kësaj gjuhe në rrjetet sociale ndaj figurave publike të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Ymeri para gazetarëve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 7 orë ka zgjatur mbledhja e kryesisë së Lëvizjes…