Ymeri: Duhet ta ndalim privatizimin e Telekomit

14 maj 2019 | 15:02

Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Visar Ymeri, ka thënë se Telekomi i Kosovës është në buzë të greminës.

Ai ka thënë se duhet të angazhohen që ta ndalin privatizimin e Telekomit përmes shpronësimit.

“Telekomi i Kosovës ka ardhur buzë greminës nga kontratat për kryerje shërbimesh me palët e treta, shërbime këto që më së miri i kryen vetë ndërmarrja. Këto kontrata kanë rritur shpenzimet, ndërkohë që për punët e njëjta janë rritur punësimet brenda ndërmarrjes: klientelizëm partiak dhe privatizim përmes nënkontraktimit. Rruga që propozon Qeveria është privatizim përmes shpronësimit. Që të dyja duhet t’i ndalim”, ka thënë Ymeri nga foltorja e Kuvendit.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Premier Liga për edicionin 2018/2019 ka përfunduar të dielën, kurse…