Ymeri: E papranueshme praktika autoritare e udhëheqjes së seancave të Kuvendit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka reaguar ndaj ndërprerjes së fjalës në Kuvend të deputetit Frashër Krasniqi.
Ymeri ka thënë se është tërësisht e papranueshme dhe e patolerueshme praktika autoritare e udhëheqjes së seancave nga Kadri Veseli.
Sipas Ymerit, Kuvendi i Kosovës nuk është pronë e private e Veselit që të vendos sipas qejfit të tij se kujt t’ia ndaloj fjalën e kujt jo.
“Pse u frikësua e sikletos aq shumë Kadri Veseli nga e vërteta që deshi t’ua thoshte Frashëri?!”, ka shkruar Ymeri në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Visar Ymerit:
Është tërësisht e papranueshme dhe e patolerueshme praktika autoritare e udhëheqjes së seancave nga Kadri Veseli.
Kuvendi i Kosovës nuk është pronë e tij private që të vendos sipas qejfit të tij se kujt t’ia ndaloj fjalën e kujt jo.
Deputetët e PDK-së dhe të LDK-së, Frashërin, Atdheun, Egzonin dhe Adean, nga ajo foltore i kanë quajtur me dhjetëra herë terroristë, pa asnjë fakt e bazë, e kurrë nuk u është ndërprerë fjala.
Pse u frikësua e sikletos aq shumë Kadri Veseli nga e vërteta që deshi t’ua thoshte Frashëri?!
Secili deputet i Kuvendit të Kosovës, të drejtën për të folur në Kuvend e ka të siguruar nga qytetarët dhe të garantuar nga Kushtetuta, prandaj ky veprim autoritar i Kadri Veselit është i papranueshëm.