Ymeri e zë ngushtë Kusari-Lilën: Ja çfarë thoshte Albini për ty

22 tetor 2021 | 12:44

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ia ka rikujtuar disa deklarata të Albin Kurtit të bëra kundrejt Mimoza Kusari-Lilës në zgjedhjet lokale të vitit 2017.

Ymeri në emisionin “Debat Plus” ka thënë se Kurti asokohe deklaronte se Kusari-Lila nuk e ka luftuar krimin dhe korrupsion siç është dashur në Gjakovë.

E ndaj kësaj deklarate të Ymerit, ka reaguar vet kandidatja e LV-së kryetare të Gjakovës në zgjedhjet e 17 tetorit të këtij viti.

Ajo ka thënë se Kurti nuk ka qenë i pajisur siç duhet me informacione.

Biseda mes tyre:

Visar Ymeri: Ju keni qenë në vitin 2017, kandidate për kryetare të komunës nga Alternativa, apo jo. Në tubimet që i mbajshim ne elektorale atje në përkrahje të Driton Çaushit, z. Kurti dy herë e ka thënë që zonja Kusari nuk e ka luftuar krimin dhe korrupsionin siç është dashur.

Mimoza Kusari-Lila: Si ka pasur krejt informatat, se keni pajisur sa duhet me informacion.

Visar Ymeri: E dinë t’i që s’është e vërtetë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka publikuar një raport i cili…