Ymeri: Fatura që sot kushton 146.32 euro, me rritje do të kushtojë 383.06 euro
Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka treguar se vlera e faturës së energjisë elektrike në muajin janar i ka ardhur 146.32 euro, teksa ka harxhuar 1543 kWh me tarifën e shtrenjtë dhe 1024 kWh me tarifën e lirë.
Ai ka bërë një kalkulim të kësaj shifre me tarifat për rritje të propozuara nga ZRrE-ja.
Sipas këtij kalkulimi, vlera e faturës se tij për muajin shkurt do të mbërrin në 383 06 euro.
“Fatura e energjisë elektrike për muajin janar është shpërndarë dje (në kompleksin banesor ku banoj). Për këtë muaj kisha shpenzuar 1543 kËh në tarifën e shtrenjtë A1, dhe 1024 kËh në tarifën e lirë (të natës) A2. Vlera e kësaj fature mujore është 146.32 euro, në të cilën përfshihet edhe TVSh (10.80 euro) si dhe tarifa fikse (1.74 euro). Kur e kalkulon të njëjtin shpenzim me tarifat e propozuara nga ZRrEE, vlera e faturës mbërrin në 383.06 euro. Kjo pastaj zbret në 266.61 euro pas aplikimit të subvencionit të vënë në dispozicion nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Pra fatura që sot kushton 146.32 euro do të kushtojë 383.06 euro pas 1 shkurtit, nëse propozimi për tarifa shndërrohet në vendim. Dallimi është 236.74 euro apo shprehur në përqindje rritja është 161.8 %”, ka shkruar Ymeri në profilin e tij në “Facebook”.