Ymeri: Forcat politike duhet ta gjejnë një zë të përbashkët për dialogun

30 tetor 2018 | 19:43

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, ka thënë se seanca e nesërme kur pritet të votohet një rezolutë do të mbahet në mënyrë që të kornizohet procesi i dialogut me Serbinë.

“Synohet që në bazë të parimeve kushtetuese të pamundësohet ideja që në Kosovë po mbahet nga vetëm një njeri – korrigjimi i kufirit dhe këmbimi i territoreve. Dialogu me Serbinë është çështje jashtëzakonisht e ndjeshme për Republikën e Kosovës dhe forcat politike duhet të gjejnë një zë të përbashkët, që ky dialog ta nxjerrë maksimumin për Republikën e Kosovës”, ka thënë Ymeri, në Info Magazine në “Klan Kosova”.

Sipas tij Kosova nga dialogu  me Serbinë duhet ta fitojë njohjen.

“Nëse nuk ka njohje formale kot flasim për çfarëdo marrëveshje. Nëse flasim për personin dhe jo për zyrën nuk  mund të ndahen lehtë kur kemi të bëjmë me këtë situatë konkrete. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse është faza më e rëndësishme në dialog sepse çdo gabim mund t’i kushtojë Kosovës”, ka deklaruar Ymeri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një…