Ymeri i gatshëm të jap dorëheqje nga posti i kryetarit të VV-së
Visar Ymeri është figura e katërt e Lëvizjes Vetëvendosje i cili është i gatshëm të jap dorëheqje nga posti i tij nëse kjo bën që të zgjidhet situata në të cilën gjendet Lëvizja.
Ymeri në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se do të bëj çfarëdo që i kërkohet nëse kjo ndikon që të ruhet uniteti brenda subjektit.
Ai mendon se në këtë post duhet të jetë dikush tjetër ndonëse për këtë duhet diskutim më i gjerë edhe më të tjerët.
“Mendoj që duhet dikush tjetër por këtë natyrisht se duhet ta diskutojnë edhe të tjerët. Është diçka që duhet ta diskutojnë edhe të tjerët. Do të kisha qenë i lumtur dhe të heq dorë nga udhëheqja vetëm që t’i jap zgjedhje situatës. Do të bëj çdo gjë që më kërkohet vetëm nëse kjo është në të mirë të Vetëvendosjes”, ka thënë ai.
E gjithë kjo vjen pas publikimit të bisedës në Viber të deputetes Aida Dërguti e cila ofendoi ish liderin Albin Kurti. Sonte në Rubikon Ymeri bëri të ditur se biseda vërtetoi diçka që po ndodhte tash e një kohë brenda Lëvizjes.
Po ashtu ai bëri të ditur se së fundmi nuk ka pasur as një komunikim me themeluesin e partisë, Albin Kurti. Në bisedat që kishte më parë, Ymeri thotë se Kurti nuk kishte ambicie për kryetar mirëpo nuk e dinë nëse ka ndryshuar mendim karshi kësaj.