Ymeri i reagon Mustafës pasi e përmendi reciprocitetin

20 prill 2020 | 16:47

Ish-kryetari i Vetëvendosjes dhe ish-nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa se do ta heqin reciprocitetin nëse formohet qeveria e re nga kjo parti.

Përmes një postimi në “Twitter”, Ymeri e ka pyetur Mustafën se çka do të thotë heqja e reciprocitetit.

“Nuk po e kuptoj se çka do të thotë ‘të hiqet reciprociteti’? Të anulohet vendimi ‘Që çertifikatat fitosanitare dhe ato veterinare të mallit të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi’?. Pra, të urdhërohet mos zbatimi i Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi?”, ka shkruar Ymeri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cesc Fabregas ka një miqësi të madhe me Leo Messin.…