Ymeri kërkon nga Haradinaj të marrë vendim për rritjen e pagës minimale në Kosovë
17 prill 2019
| 11:15
Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD) dhe deputeti i kësaj partie, Visar Ymeri, ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që sa më shpejtë të marrë vendim rreth propozimit të rritjes së pagës minimale në Kosovë.
“Ne si Parti Socialdemokrate e kemi dorëzuar një rezolutë. Ajo rezolutë është për tu diskutuar dhe trajtuar me grupet tjera parlamentare. Kërkoj nga Qeveria e Kosovës nga kryeministri Ramush Haradinaj, që sa më shpejt të marrë vendimin për rritjen e pagës minimale. Kjo në mënyrë që secili i punësuar në Kosovë ta bëjë një jetë më të mirë”, ka thënë Ymeri gjatë interpelancës parlamentare në lidhje me pagën minimale.