Ymeri kërkon që të miratohet rezoluta e propozuar nga PSD-ja
Deputetët e Kuvendit të Kosovës po vazhdojnë debatin parlamentar lidhur me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohet në Bruksel, me lehtësimin e Bashkimit Evropian.
Partia Socialdemokrate, si nismëtare e këtij debati, përmes një rezolute mes tjerash kërkon që Kuvendi të marrë rolin udhëheqës në bisedime me Serbinë, duke ia kontestuar rolin aktual presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Visar Ymeri nga Partia Socialdemokrate ka pohuar se është e rëndësishme që Kuvendi të miratojë, e të shkruajë strategjinë dhe platformën dhe mos t’i lihet në dorë presidenti Hashim Thaçi.
Sipas tij, duhet të merret mandati kushdo që negocion me dy të tretat e votave të Kuvendit të Kosovës.
“Kjo nënkupton për Kuvendin dhe Republikën e Kosovës, fillim i procesit negociator deri tash ka shkuar Thaçi në takime, por ky Kuvend me këtë rezolutë e tregon se ai nuk është legjitim dhe që nënkupton që ky proces negociator nuk pranohet, ose ai që ka ndodh deri tash. Këto janë ato që janë paraparë në rezolutë e PSD-së”, ka thënë Ymeri.