
Ymeri: Kurti është dashur të marrë pjesë në “Paradën e Krenarisë”
Analisti Visar Ymeri, ka thënë se Kurti është dashur të marrë pjesë në ‘Paradën e Krenarisë’ sepse sipas tij do kishte qenë një sinjal i rëndësishëm solidariteti më një grup shoqëror që janë të margjinalizuar.
Ai tutje ka thënë se është një taktikë e gabuar e Kurtit që po mundohet të i kënaqë të gjithë me mospraninë e tij.
“Mendoj se pak është një lloj taktizimi i gabuar dhe i dëmshëm nga ana e tij sepse kryeministri po mundohet ta mbajë një lloj pozicioni në të cilën mundet të i kënaq të gjithë dhe në momentin që mundohesh ti kënaqë të gjithë mund të shkaktosh shumë probleme dhe padrejtësi”.
“Mendoj që këtë ‘Paradë të Krenarisë’, prania e krerëve shtetëror do të kishte me qenë një sinjal i rëndësishëm solidariteti me një grup shoqëror që janë të margjinalizuar dhe janë subjekt i llojeve të ndryshme të dhunës ndaj të cilave ata nënshtrohen cdo ditë”, tha Ymeri. /Periskopi/