Ymeri: Kurti nuk e përjeton vetën si kryeministër i të gjithëve
Njohësi i çështjeve politike dhe ish-deputeti Visar Ymeri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “nuk e përjeton vetën si kryeministër i të gjithëve, por i vetëm i njërës palë”.
Në këtë linjë Ymeri ka komentuar masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, dhe viktimën e parë këtyre masave, ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, të cilin iu anulua një takim të Bruksel.
Anulimi i takimit u komentua edhe nga Kurti, e cili i bëri përshtypje Ymerit.
“Kryeministri nuk po mban qëndrim, kryeministri vetëm po na bien sanksione, asnjë prej qëndrimeve që i ka proklamua nuk i ka mbajt. Unë mendoj që as nuk u dashtë mu nis, sepse nuk na kanë sjellë kurrfarë përftimi… A patën suksese masat? Nuk patën sukses asnjëra, pse nuk kanë qenë të menduara mirë sepse siç ka thënë kryeministri i Shqipërisë kanë qenë taktizim koti dhe i gabuar, e jo strategji. E një Qeveri që nuk di me ndërtuar strategji me veriun, dialogun e kështu me radhë ka më bë kësi gabime të panumërta”, tha Ymeri në RTV Dukagjini.
“Dhe po pësojmë gjithmonë. Dhe e patë çka tha për Nenad Rashiqin se e kanë ndalë, ai është ministër serb në Qeverinë Kosovës. O kryeministër masat janë ndaj Kosovës, nuk janë ndaj shqiptarëve dhe serbëve. Ky nuk e përjeton vetën si kryeministër i të gjithëve, ky mendon që është kryeministër vetëm i njërës palë… Pse e përmend që e kanë ndal edhe ministrin serb, a më leshu veç pse është serb a, çka je ka don më thanë më këtë kryeministër”, ka thënë Ymeri.