Ymeri: Kurti po mundohet me fsheh faktin që shkuarja në Bruksel ka qenë për dialog
29 prill 2021
| 21:29
Analisti Visar Ymeri ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti po synon që shkuarjen e tij në Bruksel ta fsheh faktin që është ftuar enkas për dialogun.
‘’Po mundohen me fsheh faktin që ftesa e shkuarja ka qenë për dialog. Mirë që është folë për sundim e ligj. Kurti është kah mundohet me paraqit një personalitet politik i cili i mban fjalët e veta për dialogun, që nuk i dorëzohet dialogut në anën tjetër’’, ka thënë ai në Debat Plus.
Tutje ai thekson që Kurti nëse e ka të siqnertë ftesën ndaj opozitës, duhet të thotë eja të merremi vesh për platformën e qëndrimin ndaj dialogut.