Ymeri, Kurtit: A është Mimoza Kusari-Lila pjesëmarrëse në krimin e privatizimit të KEK-ut?

02 prill 2021 | 12:26

Drejtori i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokolari” dhe ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka pyetur kryeministrin Albin Kurti nëse shefja e grupit parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila është pjesëmarrëse në krimin e privatizimit të KEK-ut.

Ky reagim i Ymerit ka ardhur pasi Kurti në Kuvendin e Kosovës ka thënë se  “të shitet rrjeti i distribucionit për 26 milionë euro është krim”.

“Albin Kurti: ‘Të shitet rrjeti i distribucionit për 26 milionë euro është krim’. Ndërkohë Mimoza Kusari-Lila, atëbotë ministre e Tregtisë. dhe Industrisë e anëtare e Komisionit për privatizimin e distribucionit, është tash kryetare e GP të LV-së. A është kryetarja pjesëmarrëse në krim?”, ka shkruar Ymeri në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori për Punë Inspektuese në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka bërë…