Ymeri: Kurtit nuk mund t’i besohet në asgjë që thotë politikisht
Analisti, Visar Ymeri në lidhje me tokën e Manastirit të Deçanit ka thënë se kryeministrt të vendit, Albin Kurtit, nuk mund ti besohet në aspektin politik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot qeveria i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit.
Lidhur me këtë rast, analisti, Visar Ymeri në Debat Plus ka thënë se, “Albin Kurtit nuk mund ti besohet më në asgjë që thotë politikisht, sepse nuk është duke e mbajtur asnjërën.”
Sipas tij Kurti ka gjëra i ka ndërruar e që Ymeri i mbështetë dhe do i mbështesë por ka gjëra që mënyra se si flet Kurti e bën jo kredibil.
“Nëse ky bëhët jokredibil te qytetarët e Kosovës nuk po them i jopopullarizuar, por nëse nesër Kurti del e thotë ky është vendimi i Kosovës, nuk mund ti besojmë më, sepse ne thojmë e ndrron edhe këtë siç i ka ndërruar edhe të tjerat.
Ymeri tha se është bërë jokredibil për partnerët tanë ndërkombëtar, e sipas tij si mund të vazhdohet me qeversijen e tij, teksa u shpreh se kjo është pyetje legjitime.