Ymeri: Kusari-Lila foli me Radojiçiqin me kërkesë të Kurtit
10 tetor 2024
| 09:09
Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka komentuar bisedën në mes Mimoza Kusari-Lilës, kryetare e grupit parlamentar i LV-së, dhe Milan Radoiçiqin, i akuzuar nga Kosova për sulmin në Banjskë, e cila bisedë dyshohet të jetë bërë në qershor të vitit 2022, kohë kur Radoiçiq ishte i arratisur nga Kosova dhe i sanksionuar nga ShBA-ja.
Ymeri ka thënë se Kusari-Lila ka folur me Radoiçiqin me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti.
“Mimoza ka shku ka fol me Radoiçiqin, e Mimoza vetë nuk ka shku me fol me Radoiçiqin. Mimoza ka shku me kërkesë të Albinit. Kjo për mua është shumë e qartë” – tha Ymeri, ne Dukagjin. Ai tha gjithashtu se Kurti duhet të kërkojë shkarkimin e Kusari-Lilës nga pozita e shefes së grupit parlamentar.