Ymeri: Kuvendi vendos për përfaqësim në dialog

20 korrik 2018 | 20:38

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka thënë në “Info Magazine” në “Klan Kosova” se tani për tani nuk ka mandat askush që të përfaqësojë Kosovën në dialog me Serbinë në Bruksel.

Ymeri ka pohuar se është Kuvendi organi që mund t’ia japë dikujt legjitimitetin për përfaqësim, ose jo.

“Dialogu po vazhdon dhe ne e kemi një person që po shkon në Bruksel pa kurrfarë mandati dhe pa diskutuar fare me pjesën tjetër. Ka pasur takim të shumta që nuk dimë se çfarë po diskutohet. Nuk bën të shkojmë në dialog të papërgatitur, pa e ditur se cilat tema duhet t’i flasim. Kuvendi duhet të jetë organi vendimmarrës dhe drejtues i dialogut, nga Kuvendi duhet të nisë çdo gjë. Kuvendi vendoset në pozicionin e vendimmarrjes, sepse nuk mund ta krahasojmë dialogun me Serbinë si aktivitet normal. Kuvendi së pari duhet ta miratojë një platformë – nëse është e mundur konsensuale – ose me dy të tretat e deputetëve. Dialogu në Bruksel deri tani i ka prodhuar Kosovës probleme të mëdha. Nga historiku i negociatave që nuk ka pasur transparencë fare, ne kemi propozuar që ta kemi një procedurë tjetër, Kuvendi përcakton platformën për temat që fliten dhe temat që nuk fliten – vijat e kuqe ”, ka deklaruar Ymeri.

Sipas Ymerit, procesi deri tani është absolutisht jo legjitim dhe ideja e PSD-së është që Kuvendi ia kthen legjitimitetin.

“Kushdo që shkon në Bruksel nuk ka mandatat për të diskutuar për asgjë. Kuvendi do të duhej të vendoset për përfaqësim. Republika e Kosovës ka një nevojë të jashtëzakonshme që ta përmirësojë dhe ta dinamizojë integrimin, bashkëjetesën dhe bashkëpunimin e qytetarëve brenda Republikës. Ta kemi një territor të integruar dhe një shoqëri dinamike. Ky lloj dialogu sikur tani rrezikon që ta thellojë etnizimin në vend se ta shtrojë rrugën për integrim”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka urdhëruar Inspektoratin…