Ymeri: Ndaj Prishtinës synojmë rezultat pozitiv
03 korrik 2020
| 12:31
Ndeshjen e radhës në Superligë, Drenica e zhvillon sonte (e premte) kundër Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Për këtë ndeshje portieri kuqezi, Arion Ymeri ka thënë për “Epokën e re” se mund të nxirret një rezultat pozitiv.
“Në Prishtinë do të shkojmë shumë të motivuar për rezultat pozitiv sepse duhet të reagojmë nga kjo humbja e fundit që në të vërtetë ishte shumë e dhimbshme për ne. Drenica nuk dorëzohet para asnjë kundërshtari dhe synojmë pikë në përballjen e radhës”, ka përfunduar Ymeri.
Aktualisht Drenica zë pozitën e tetë me 35 pikë të grumbulluara, kurse ky klub arriti edhe deri në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës ku u eliminua nga Prishtina.
(Veton ZYMBERI)