
Ymeri: Nga sot nis një etapë e re në skenën politike
09 maj 2018
| 17:30
Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Visar Ymeri, në hapje të Konventës së kësaj partie, ka thënë se nga sot ka nisur një etapë e re për skenën politike në Kosovë.
Po ashtu, ai ka thënë se në Kosovë ka nisur një etapë e socialdemokracisë.
“Nga sot nis një etapë e re në skenën politike në Kosovë dhe për socialdemokracinë”, është shprehur Ymeri.
Ymeri ka thënë se Republikës së Kosovës i duhet socialdemokracia.