Ymeri: Njohja formale nga Serbia duhet të jetë udhërrëfyes në dialog
31 tetor 2018
| 11:37
Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Visar Ymeri, ka thënë se njohja formale e Kosovës nga Serbia duhet të jetë udhërrëfyesi për dialogun me Serbinë.
Ymeri ka thënë se të gjithë duhet ta dinë se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në rajon pa zgjidhjen e problemeve ndërshtetërore.
Ai ka thënë se po të miratohej rezoluta e propozuar më herët nga PSD-ja, Kosova do të ishte në një pozicion me të favorshëm në këtë proces.
/Epoka e re/