Ymeri: Paga minimale të rritet urgjentisht në 250 euro

15 prill 2019 | 15:29

Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Visar Ymeri, në një konference për shtyp, kërkoi të hënën që paga minimale në Kosovë të rritet nga 170 euro në 250 euro.

“Një punëtore, nënë e dy fëmijëve, burrin të papunë, me pagë minimale prej 170 euro në muaj, i bie t’i ketë jo më shumë se 1 euro e 40 cent në ditë për anëtar të familjes.

Me këto 1.4 euro në ditë, një familje të tillë i bie që të vendos: një muaj të ushqehen e ta lënë anash veshmbathjen. Muajin tjetër t’i paguajnë disa prej faturave, rrymë, ujë, etj, dhe ta lënë anash veshmbathjen e ta reduktojmë ushqimin. Një muaj tjetër pastaj të shpenzojmë në barna, dhe t’i lëmë anash të gjitha”, ka deklaruar Ymeri, duke shtuar senjë vështirësi e tillë ekzistenciale është përditshmëri për shumë familje me nga një të punësuar në Republikën e Kosovës. Këta, përveç se të varfër janë të harruar nga institucionet.

“Kanë kaluar saktësisht 70 ditë, nga 4 shkurti i këtij viti, kur është dorëzuar kërkesa për interpelancë nga Partia Socialdemokrate për diskutimin e pagës minimale në Kosovë dhe në Kuvend kësaj çështje ende nuk i ka ardhur radha. Kanë kaluar saktësisht 9 vjet e 105 ditë prej kur institucionet e Kosovës janë marrë me çështjen e pagës minimale dhe kështu kanë harruar të kujdesen për vështirësitë ekzistenciale dhe përditshmërinë e punëtorëve në Kosovë”, u shpreh ai.

Ymeri tutje ka thënë se  të jesh i rrezikuar nga varfëria do të thotë të mos kesh ushqim të mjaftueshëm. “Do të thotë të jesh i uritur ose të ushqehesh me ushqim që nuk mban kaloritë e nevojshme dhe nuk i shëndetshëm, të jesh i rrezikuar do të thotë  të mos mbërrish fundin e muajit pa e hapur fletoren e huas tek dyqani i lagjes”, shtoi më tutje Ymeri.

Ai po ashtu,  prezantoi propozime konkrete sesi mund të përditësohet dhe funksionalizohet paga minimale, si në vijim:  “Duhet të ndërmerret masë urgjente që paga minimale të rritet në shumën prej 250 euro; Kjo rritje duhet të përfshijë të gjithë të punësuarit pa dallim moshe dhe gjinie. Ne duhet të kalojmë nga koncepti i pagës minimale tek ai i pagës për të jetuar. Pra nga paga për të mbete gjallë, te paga për të jetuar më mirë”, shtoi për fund Ymeri.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Game of Thrones” njihet si njëri prej serialeve më të…