Ymeri për shtesat prej 100 eurosh: Qëllim – rritja e popullaritetit për zgjedhjet e 9 shkurtit
24 dhjetor 2024
| 08:21
Analisti Visar Ymeri, i ftuar në Debat Plus, ka komentuar vendimin e fundit të qeverisë së kryeministrit Albin Kurti për të shpërndarë një shtesë prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensionistët, duke e cilësuar atë si një masë elektorale.
Ai ka theksuar ndarja e parave në këtë kohë ka për qëllim përmirësimin e popullaritetit të qeverisë dhe të kryeministrit përpara zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Si vjet, në fund të vitit, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme nëse e krahason me pjesët e tjera të vitit që i bie që këto jepen me qëllim me kriju një rritje të popullaritetit për kryeministrin dhe qeverinë për zgjedhjet e 9 shkurtit saqë kanë për qëllim me ndihmu këdo e sadopak me këto para”, ka thënë Ymeri.