Ymeri përmend katër shkaktarët potencialë që dyshohet se degraduan Telekomin
Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, ka përmendur sot katër shkaktarët potencialë që dyshohet se degraduan Telekomin.
Në një konferencë për medie, ai ka thënë se degradimi në këtë masë të Telekomit të Kosovës është shkaktuar nga këto veprime: Kontratat e nënshkruara me palët e treta; Punësimi – veçanërisht mbipunësimi që është bërë pa kurrfarë kriteri a nevoje, kryesisht i motivuar partiakisht e nepotist; Ndërhyrjet qeveritare – ndalja e proceseve e projekteve zhvillimore të bëra nga qeveria më 2009 dhe 2010 për qëllime të privatizimit të Telekomit, si dhe marrja e dividendës pa kurrfarë kriteri e plani që ia ka cenuar rëndë kapacitetin financiar e investues Telekomit, duke i krijuar kështu hapësirë të padrejtë operatorëve tjerë (IPKO me vonë Z Mobile); si dhe Shpenzimet e pakontrolluara të menaxhmenteve e bordeve të një pas njëshme për qëllime luksi.
Ymeri, i cili është kryesues i Komisionit Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala, ka treguar se janë bërë një javë që i ka kërkuar menaxhmentit të kësaj ndërmarrje dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm për këtë hetim, dhe ende nuk kanë marrë asgjë nga menaxhmenti.
/Epoka e re/