Ymeri: Qeveria Kurti s’dallon nga të tjerat

30 maj 2022 | 11:39

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se për 14 muaj në pushtet kryeministri Albin Kurti ka qeverisur “ad-hoc”.

Ymeri ka thënë se Qeveria Kurti II nuk është se dallon nga qeveritë e tjera, duke shtuar se i vetmi dallim që është se deri më tani nuk është se ka pasur ndonjë skandal të madh.

“Kemi ngecje në shumë sektorë, prej investimeve kapitale, infrastrukturore e mos të flasim për shëndetësinë dhe arsimin të cilat praktikisht jo që nuk është bërë gjë po nuk ka as mendim se çfarë do të duhet të bëhet. Nuk ka as një ide e cila mund të thoshim që është ide e duhur për ta reformuar sistemin arsimor, apo përmirësuar sistemin e shëndetësisë”.

“Në përmbledhje kjo qeveri deri tash nuk është se ka treguar ndonjë ndryshim kush e di se çfarë e aq më pak vullnet për transformimin e shoqërisë, premtim ky me të cilin kanë ardhur në pushtet LV-ja. Qeveria Kurti II nuk është se dallon nga qeveritë e tjera. I vetmi dallim që mund të thuhet është se deri më tani nuk është se ka pasur ndonjë skandal të madh, afera korrupsioni me përjashtim të akuzave të fundit që janë bërë për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj”, ka thënë Ymeri për “Ekonomia Online”.

Ymeri ka folur edhe për reagimin e kryeministrit të vendit Albin Kurti ndaj udhëheqësi i Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq, ka thënë se Kurti po e mbron këtë të fundit, duke e krahasuar rastin e tij me atë të Agim Veliut të cilin e kishte shkarkuar Kurti në kohën e Qeverisë Kurti I.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vajza e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald…