Ymeri reagon pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes të Kurtit dhe Osmanit
14 janar 2021
| 15:16
Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka reaguar pas arritjes se marrëveshjes në mes të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmani për të garuar se bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ymeri ka thënë se kjo marrëveshje na tregon se kush synon postin e kryeministrit e kush atë të presidentit.
“… dhe kthehemi prapë të viti Zero. Marrëveshja na tregon kush cilën pozitë synon. Kush çka do të bëhet, e jo çka do të bëjnë. Edhe në këto zgjedhje do të votojmë fytyra e jo mendje”, ka shkruar Ymeri në llogarinë e vet në “Twitter”.