Ymeri reagon pas vendimit të gjykatës për Kurtin e Kadaj-Bujupin
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për vazhdimin e paraburgimit për deputetët e kësaj lëvizje, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi.
“Gjyqësori i kapur nga klani ‘Pronto’ vazhdoi padrejtësinë ndaj Albinit dhe Donikës. Vegla e Kadri Veselit, Beqir Kalludra, vazhdoi edhe 30 ditë paraburgimin për deputetët tanë. Ky gjyqtar i kapur e pa kredibilitet është shndërruar në argatin kryesor të pushtetit për të përndjekur aktivistët dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Kurse, përndjekja e persekutimi ndaj Albinit e Donikës, ndaj Albulenës e Fatonit, duhet të marrë fund. Sikurse Adea, Atdheu, Egzoni e Frashëri duhet të lirohen. Liri për deputetët, për Albinin, Donikën, Albulenën e Fatonin. Liri për aktivistët, për Frashërin, Atdheun, Egzonin e Adean. Drejtësi për Astritin”, ka shkruar Ymeri në llogarinë e vet në “Facebook”.