Ymeri: Telekomi duhet t’i shkëpus edhe kontratat tjera abuzive

30 korrik 2019 | 14:21

Kryetari i Komisionit Parlamentar Hetimor për Telekomin, Visar Ymeri, ka bërë me dije se pas shkëputjes se kontratës me Z-Mobile, Telekomi duhet t’i shkëpus edhe kontratat tjera abuzive.

Në profilin e tij në “Facebook”, nënkryetari i PSD-së ka shkruar se 300 mijë numrat e Z-Mobile-s duhet t’i kthehen kompanisë që e ka autorizimin individual për përdorim të numeracionit, Telekomit të Kosovës në mënyrë që të shfrytëzohen nga Vala 900.

Ky është postimi i plotë i Ymerit:

Nuk do të vazhdohet kontrata e Telekomit me Dardafon LLC (e njohur si Z Mobile) e cila skadon nesër. Ky është lajm i mirë, që duhet përshëndetur. Kjo kontratë i ka shkaktuar dëme të mëdha financiare dhe ngarkesa të papërballueshme tekniko-teknologjike Telekomit të Kosovës. Përveç se është dëmtuar kompania më e suksesshme publike e Kosovës, janë dëmtuar edhe abonuesit e saj, pra qytetarët e Kosovës, shërbimet e komunikimeve elektronike, të cilët kanë pësuar një degradim të vërejtshëm.

Ky mosvazhdim kontrate, para së gjithash dhe mbi të gjitha, vjen si rezultat i këmbëngulësisë dhe punës së palodhshme të sindikalistëve të Telekomit, të cilët vetëdijesuan opinionin për dëmet e kontratës dhe që u angazhuan drejtpërdrejt për ta mbrojtur interesin e ndërmarrjes.

ARKEP duhet menjëherë të vendos që 300 mijë numrat në përdorim të Z Mobile t’i kthehen kompanisë që e ka autorizimin individual për përdorim të numeracionit, Telekomit të Kosovës në mënyrë që të shfrytëzohen nga Vala 900.

Në procesin hetimor parlamentar, në të cilin bashkë me deputetët e të gjitha grupeve parlamentare jemi duke punuar intensivisht prej shkurtit, ku kemi evidentuar dëme të shumta, që i janë shkaktuar Telekomit nga kontrata abuzive, krahas dhe përveç kësaj me Z Mobile.

 

Edhe këto jemi duke i hetuar dhe edhe këto kontrata duhen të shkëputen në mënyrë që Telekomit t’i krijohet hapësirë dhe mundësi financiare për t’u zhvilluar, ristrukturuar e konsoliduar.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren ka përfunduar punimet për…