Ymeri: Me termocentralin e ri rryma do të shtrenjtohet për 40 %
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes! Visar Ymeri ka diskutuar për marrëveshjën për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, për të cilin ka thënë se ka qenë një proces jotransparentë.
Ymeri e ka quajtur skandaloze nënshkrimin e kësaj kontrate, duke shtuar se me termocentralin “Kosova e Re”, rryma do të shtrenjtohet për 18 %. “Siç jeni njoftuar dje është nënshkruar marrëveshja për “Kosovën e Re”. Kjo është një prej projekteve më të mëdha dhe procesi i negocimit më jo transparent njëjtë sikur ato marrëveshjet për autoatrën. ky është rasti më i dëmshëm i privatizimit një hap i dëmshëm për rigjenerimi e energjisë elektrike ky privatizim nuk është i qëndrueshëm. Për energjinë elektrike qytetarët do të paguajnë tarifën e energjisë elektrike për 40% më shumë. I bëjë thirrje qeverisë që me projekte të tilla të bëjnë kujdes, sepse minierat tona shtetërore nuk janë pronë e qeverisë”, deklaroi ai.