Yoan Marc-Olivier: Dua të luaj me Prishtinën në Evropë

12 janar 2024 | 11:41

FC Prishtina e ka prezantuar edhe një përforcim në këtë afat kalimtar.

Fjala është për sulmuesin Yoan Marc-Olivier, i cili është me shtetësi britanike dhe klubit kryeqytetas i bashkohet nga skuadra e Ballkanit. Ai gjithashtu ka djersitur fanellën e Malishevës dhe Istogut.

“Jam te klubi më i trofeshme në Kosovë. Dua të luaj në Evropë me Prishtinën. Do të japi gjithçka në fushë, për tifozët, ekipin dhe të krijojmë kujtime të mira së bashku”, ka deklaruar Yoan Marc-Olivier.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Mehmet Hajrizi Hyrje Heronjtë e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Rexhep…