Young rikthehet te Aston Villa

18 qershor 2021 | 13:03

Futbollisti anglez Ashley Young është larguar edhe zyrtarisht nga Interi. 35-vjeçari është rikthyer në Premierligë, përkatësisht në skuadrën e Aston Villës.

Në skuadrën e Ason Villës, Young ka luajtur nga viti 2006 deri më 2011. Young largohet nga Interi me kokën lart, pasi arriti të shpallet kampion i Italisë për sezonin 2020/21 dhe bëri 59 paraqitje në dy sezone, shënoi 5 gola.

“Kur dëgjova për interesimin e Aston Villës e telefonova agjentin dhe i thash bëj çfarë të mundesh dhe përfundoje punën”, ka thënë Young.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Khris Midletton dhe Giannis Antetokounmpo marrin për dore Milwaukee Bucks…