‘YouTube’ ia zhbllokon kanalin e Donald Trumpit
Kompania “YouTube” ka thënë se i ka larguar kufizimet ndaj kanalit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, më shumë se dy vjet pas pezullimit të saj për shkak të trazirave të dhunshme më 6 janar 2021 në Capitol.
Kompanitë e tjera, “Facebook” dhe “Instagram” i zhbllokuan llogaritë e ish-presidentit më herët këtë vit, ndërsa llogaria e tij në “Twitter” u zhbllokua në nëntor nga pronari i ri i rrjetit të njohur social, Elon Musk, raporton agjencia “Reuters”.
“Ne e kemi vlerësuar me kujdes rrezikun e vazhdueshëm për dhunë reale, ndërsa e kemi baraspeshuar mundësinë për votuesit që të dëgjojnë nga kandidatët kryesorë kombëtarë para zgjedhjeve”- thuhet në njoftimin e faqes së famshme për video.
Platforma e kishte pezulluar kanalin e Trumpit më 2021 për shkeljen e politikës së saj kundër nxitjes së dhunës, pasi përkrahësit e tij e kishin sulmuan ndërtesën e Capitolit, ndërkohë Kongresi kishte nisur që ta certifikonte fitoren e Bidenit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.