Miftaraj: Kryeprokurori mundet me arrestu Vjosa Osmanin e Albin Kurtin, Isufajt nuk i frikohet kurrkush
Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), shpjegoi se Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale është personi më i fuqishëm në Republikën e Kosovës. Miftaraj tha se Kryeprokurori i Speciales mundet me arrestu Vjosa Osmanin, Albin Kurtin etj.
Miftaraj tha se partive politike në pozitën e kryeprokurorit iu duhen njerëz që nuk e bëjnë punën e tyre, por thjeshtë paguhen 3 mijë euro në muaj.
“Besoj që Blerim Isufaj nëse është një parti politike që i frikësohet një pozite i frikësohet pozitës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale. Blerim Isufajt unë besoj që nuk i frikësohet bash kerkush sepse besoj PDK-së, LDK-së, AAK-së, VV-së, ju vyen Blerim Isufaj, Kujtim Munisha, ju vyen persona që thjeshtë i marrin 3 mijë euro në muaj dhe s’e bëjnë punën e vetë. Blerim Isufaj, është kryeprokuror tash i bën katër vjet, në bazë të ligjit dhe Kushtetutës njeriu më i fuqishëm në Republikën e Kosovës me pushtet është Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale. Ai mundet me arrestu Vjosa Osmanin, Albin Kurtin, mundet me arrestu Besim Kelmendin…”, tha Miftaraj në Pressing, transmeton Gazeta Express.