Yuri Kim shfaqet krah Dua Lipës: E lumtur për qytetaren më të re të Shqipërisë
28 nëntor 2022
| 18:59
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka publikuar një foto me këngëtaren Dua Lipa.
Krahas fotos, Kim e cilëson Dua Lipan si qytetaren më të re të Shqipërisë ndërsa shprehet e emocionuar për koncertin që do të mbajë sonte në Tiranë në 110 vjetorin e Pavarësisë.
“E lumtur për të uruar qytetaren më të re të Shqipërisë dhe e emocionuar për koncertin e Dua Lipës sonte në 110 vjetorin e Pavarësisë”, shkruan Yuri Kim.