“Z-Mobile” jep njoftimin për kalimin e numrave në Vala
Telekomi i Kosovës me anë të një njoftimi për media kishte treguar se nga mesnata e 28 nëntorit të gjithë numrat e “Z-Mobile” kalojnë në Vala.
Lidhur me këtë kalim, “Z-Mobile”, sqaron se nga sot pushon dhënien e shërbime për klientët. “Jemi të obliguar të ju informojmë se nga sot, më 28.11.2019, Z-Mobile pushon së dhëni shërbime për klientët. Na vjen keq për çfarëdo bezdie që mund të ju shkaktohet nga gjendja e krijuar”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Njoftimi i plotë i “Z-Mobile”:
Të nderuar klientë,
Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka vendosur që numeracionin e alokuar deri më tash te Z-Mobile t’ia kalojë në shfrytëzim Telekomit të Kosovës.
Kjo ka ndodhur në mesnatë, me të filluar të datës 28.11.2019, kur edhe ka pushuar dhënia e shërbimeve nga Telekomi i Kosovës për nevoja të Z Mobile.
Me keqardhje, ju njoftojmë se me këtë vendim ne nuk jemi pajtuar dhe kjo situatë e krijuar është jashtë vullnetit tonë si kompani.
Kështu që jemi të obliguar të ju informojmë se nga sot, më 28.11.2019, Z-Mobile pushon së dhëni shërbime për klientët. Na vjen keq për çfarëdo bezdie që mund të ju shkaktohet nga gjendja e krijuar.
Ju falënderojmë për besimin!
/Epoka e re/