“Z Mobile” thotë se është palë e dëmtuar

23 korrik 2020 | 15:26

Kompania “Z-Mobile” ka thënë se sulmet që po i bëhen kompanisë në lidhje me rastin e Telekomit kanë për qëllim për të fshehur fajtorin e vërtetë që ka quar në këtë situatë.

“Z-Mobile” ka thënë se nuk është fajtori dhe se është pala e dëmtuar në këtë rast. Si e tillë ka ndjekur rrugët ligjore për kompensimin e dëmit të shkaktuar ndër vite. “Po bëhen thuajse dy javë që kompania “Z-Mobile”, si palë e dëmtuar tash e disa vjet, ka heshtur përballë sulmeve të qëllimshme dhe vazhdueshme për shkak të situatës së krijuar pas lejimit të përmbarimit të borxhit që Telekomi i Kosovës ka. Për çudi askush nuk ka kërkuar një opinion nga ne rreth kësaj çështje. Këto sulme janë të qëllimshme drejt kompanisë Dardafone.net, siç njihet me emrin tregtar “Z-Mobile” për të fshehur fajet dhe përgjegjësitë e të tjerëve karshi situatës së krijuar pas vendimit përfundimtar të Gjykatës që lejon përmbarimin dëmit që na është shkaktuar si pasojë e moszbatimit të kontratës për ofrimin e shërbimeve të telefonisë mobile virtuale”, thuhet pos tjerash në komunikatën e “Z-Mobile”. “Për hir të informimit të drejtë të qytetarëve, ‘Z-Mobile’ vazhdimisht ka kërkuar nga Telekomi i Kosovës që të zbatojë detyrimet e saj që rrjedhin nga kontrata dhe vendimi i Arbitrazhit në Londër. Sulmet kundër ‘Z-Mobile’ janë të qëllimshme për të fshehur fajtorin e vërtetë të sjelljes së kësaj situate”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov ka larguar disa ministra, në…