Zabërgja prezantohet te Dukagjini
16 korrik 2022
| 16:31
Klubi Futbollistik “Dukagjini” ka filluar organizmin për sezonin e ri në Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Klina tashmë ka zyrtarizuar edhe mesfushorin e njohur. Bëhet fjalë për Dior Zabërgjën i cili do ta djersitë fanellën e Dukagjinit në edicionin e ri.
Kujtojmë që Diori së fundmi ka qenë pjesë e Vushtrrisë, ndërsa në të kaluarën ka mbrojtur edhe ngjyrat e Arbërisë e Gjilanit.
Më poshtë e gjeni postimin e klubit: