Zabergja rikthehet te Llapi

07 qershor 2019 | 23:50

Mesfushori Hamdi Namani është larguar nga skuadra e Llapit, por kjo e fundit ka konfirmuar marrëveshjen me sulmuesin Enis Zabergja.

Sulmuesi me shumë përvojë në futbollin kosovar, rikthehet tek Llapi për herë të dytë

“Pjesë e klubit bardhekaltër për edicionin e ri do jetë emri i mirënjohur për llapjanët, sulmuesi i spikatur, Enis Zabërgja, i cili ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me KF Llapin. Enis Zabërgja, lojtar i shumë skuadrave kosovare, ka bërë zgjedhjen e zemrës dhe do jetë përkrah djemve besnik të klubit, të bashkuar e më të fortë për edicionin e ri”, thuhet në njoftimin e Llapit.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I vendosur që të largojë skepticizmin klimatik, ish-kryebashkiaku i Nju…