Zaccheroni: Ibra, si Messi dhe Ronaldo
12 mars 2020
| 21:49
Ish-trajneri i Milanit, Alberto Zaccheroni, e ka krahasuar sulmuesin Zlatan Ibrahimoviq me dy yjet e futbollit botëror, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Strategu italian është i habitur se si nuk e ka fituar asnjëherë Ibra “Topin e Artë”.
“Po flasim për një lojtar të cilit çuditërisht nuk i kanë dhënë kurrë ‘Topin e Artë’. Ka fituar 11-12 kampionate radhazi e askush nuk ka bërë diferencën në fushë më shumë se ai. Ende nuk e kam kuptuar përse e vendosin një shkallë më poshtë se Ronaldo apo Messi. Zlatani ka ndryshuar ekuilibrat e çdo skuadre ku ka qenë, pikërisht si portugezi apo argjentinasi. Kampionatin e fitonte ekipi që e afronte e kjo nuk është rastësi. Kuqezinjtë e kanë Ibrën”, ka thënë Zaccheroni.