Zaev çon Maqedoninë në zgjedhje të parakohshme
Në mesditë, kryeminisri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, doli në një konferencë për shtyp, pas Jo-së europiane për hapjen e negociatave.
“Fakt është që jemi viktimë e gabimit historik. Unë jam i dëshpëruar dhe e di se i gjithë populli e ndjen të njëjtën gjë”, tha Zaev duke thënë se vendimi i BE-së erdhi për arsyet e tyre të brendshme.
Ai shtoi se ëndrra evropiane e popullit maqedonas, shqiptar, serb, rom, turk dhe të tjerëve në vend, nuk do të rrezikohet.
“Propozimi im është organizim i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, zgjedhjet ku qytetarët do të caktojnë rrugën nga do të shkojë vendi”, tha Zaev.
“Unë jam i gatshëm, partia ime është e gatshme, ekipi im është i gatshëm, ne nuk do të dorëzohemi”, tha mes tjerash Zaev duke kërkuar edhe një mandat nga qytetarët për ta sjellë, siç tha ai, Evropën këtu dhe të ndërtojmë shtet evropian.
Ai gjithashtu ceku se nuk dëshiron që të rrezikohet rruga e anëtarësimit në NATO dhe se do të luftohet deri në fund deri në anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ndërsa BE-ja vet do të vendosë se kur do të hap kapitujt me Maqedoninë e Veriut./shqip